Zhdukja e 40-vjecarit ne Elbasan, policia nis kerkimet | ABC News Albania

Rrapush Çeça ka humbur kontaktet me familjaret prej mëngjesit të sotëm në Elbasan.

40-vjeçari  ka dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 531 VS, u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime dhe që prej këtij momenti nuk dihet më asgjë për të.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për Abcnews.al, vëllai i 40-vjeçarit thotë se, ai nuk është ndjerë mirë që prej ditës së djeshme, ndërsa sot ka marrë fëmijët e tij  nga shkolla, dhe më pas është larguar për të kryer kontrollin në spitalin “ Xhafer Kongoli”.

Familjarët shprehen se nuk kanë asnjë kontakt nga i afërmi i tyre, pasi telefoni i tij rezulton i fikur, por gjithashtu nuk ka asnjë gjurmë dhe të makinës me të cilën ai ka lëvizur.

Ata kanë shkuar edhe në spital ku ishte nisur i riu, herët në mëngjes por nuk kanë gjetur asnjë informacion.

Sakaq edhe nga strukturat shëndetësore të spitalit të Elbasanit, njoftojnë se nga regjistrat nuk rezulton të ketë shkuar.

Ndërkohë familjarët kanë bërë kallëzimin në polici për zhdukjen e 40 -vjeçarit, për të cilin efektivet kanë nisur menjëherë kërkimet.

Burime për abcnews.al, kanë njoftuar se 40-vjeçari nuk është me precedent penal.

n.d./abcnews.al

Per informacionet me te fundit klikoni:

Web: http://abcnews.al/

Facebook: https://www.facebook.com/abcnews.al/

Instagram: https://instagram.com/abcnewsal

Subscribe kanalin tone ne: youtube:https://www.youtube.com/user/abcalbanian

#abcnews #abcnewsalbania

Keyword most popular